Një avokat i akuzuar si “maniaku ukrainas i vrasjes së grave”, i cili ka copëtuar gruan me të cilën do të martohej dhe ruante në frigorifer zemrën dhe organet e saj gjenitale, është arrestuar dje në Ukrainë, shkruante britanikja Daily Mail.
Mediat perëndimore shtonin se kronika e zezë në Ukrainë iu rikthye vrasjeve makabre që ishin dëgjuar edhe më herët nga vendi.
Avokati Petr Begun, ish-hetues krimi, kishte mbytur të fejuarën e tij Olha Davydenko, para se të copëtonte trupin e saj dhe të flakte disa nga pjesët.
37-vjeçari kishte marrë pjesë më parë në një program televiziv njohjesh të reja të quajtur “Martesë e Verbër” duke luajtur si një “bashkëshort i mundshëm” në një episod të vitit 2019.
Viktima e vrasjes së tij është një grua që kishte njohur në fillim të vitit.
Kreu vendas i policisë tha se vrasësi kishte prerë zemrën e të dashurës së tij, veshkat dhe organet seksuale. Vrasësi përballet me akuza pengmarrjeje, vrasjeje e armëmbajtjeje, dhe mund të burgoset deri në 15 vjet.
Policia rajonale e Kiev tha: “Burri shpjegoi se pas një konflikti mes tij dhe gruas, ai e kishte mbytur dhe për të fshehur gjurmët e krimit copëtoi trupin e saj e fshehu mbetjet”.





