Kryeministi Edi Rama ka reaguar pas manifestimit të Presidentit Ilir Meta. Rama thotës se Meta ka çelur një fushatë brenda opozitës dhe mund t’i shpallë luftë edhe Amerikës por një President s’mund të shpërndajë parlamentin.

Pas mbledhjes në PS me deputetët dhe ministrat, ai shprehet se nuk ka asgjë të re sa i përket dekretit të Metës sot për kthimin mbrapsht të ligjit të ri për betimin e gjyqtarëve kushtetues, ndërkohë ka thënë se raporti i sotëm pozitiv i Brukselit duhej të gëzonte një President por kryeministri thotë se i pret shpërthimet nga Ilir Meta.

“Nuk ka asgjë të re këtu, Thashë për çfarë do më pyesnit. Presidenti del dhe shpërthen para jush. Sot në Bruksel del një raport që minimalisht duhet të gëzonte një president që ta konsideronte që të rishpërthejë para të gjithëve. Për mua është e pritur nga presidenti.

Presidenti nuk mund të firmosë dekret për shpërndarje parlamenti, ndërsa Iliri qe ka celur një fushatë brenda opozitës mund t’i shpallë edhe luftë Amerikës”– tha Rama.