Pas Alarmit të dhënë nga OBSH, se Kina po manipulon shifrat e të infektuarve nga Covid-19, Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i bëri thirrje Kinës që të ndajë informacione për situatën.
Blinken sërish tha se SHBA-ja është e gatshme që t’i japë vaksina amerikane Kinës.
Pekini është varur nga vaksinat e prodhuara në vend, që shumë ekspertë ndërkombëtarë kanë argumentuar se kanë efekt më të vogël sesa vaksinat e prodhuara në SHBA.
Blinken, që planifikon ta vizitojë Pekinin në fillim të vitit 2023 teksa tensionet mes dy shteteve kanë filluar të bien, tha se SHBA-ja ka interes humanitar dhe interes të vetin që të kufizojë shpërthimin e COVID-it në Kinë.





