17 shtator 2015 – Që do të ishte një takim pa histori kuptohet shumë shpejt, duke qenë se kalojnë vetëm tetë minuta lojë dhe baraspesha thyhet. Lukic nga një goditje këndi, tund rrjetën. Gjithsesi, Teuta nuk kënaqet lehtë, dhe krijon një mori rastesh shënimi por portieri reziston siç duhet përballë rasteve të shumta derisa në të 39-n, pas nje inkursjoni perfekt të Gripshit Teuta shënon golin e dytë ndërkohë që mesfushori nuk u ndal me kaq por disa minuta më vonë trefishon rezultatin.
Në fund të pjesës së parë Hyka shënon golin e katërt. Kaq mjafton që Ada të kapitullojë dhe në pjesën e dytë Ada shënon golin e nderit ndërkohë që me golin e pestë të firmosur nga Hyka, në të 89-ën, Teuta kualifikohet që në ndeshjen e parë. Trajneri Magani deklaroi se durrsakët nuk e kishin nënvlerësuar këtë ndeshje pavarësisht rezultatit.
“Ishim të përgatitur mirë dhe nuk e kishim nënvlerësuar ndeshjen megjithëse arritëm një fitore pa shumë vështirësi. Lojtarët zhvilluan një lojë të mirë dhe kemi siguruar kualifikimin që në ndeshjen e parë. Tashmë do të fokusohemi në kampionat ku kemi një ndeshje të vështirë dhe në të cilën kërkojmë tri pikët.”
/portali DurresLajm