Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka reaguar ndaj komenteve të bëra nga Enkelejd Alibeaj, lidhur me çështjen e amnistisë penale.

Nga foltorja, Manja hedh poshtë akuzat e PD se do përfitojnë të korruptuarit e GJKKO.

Ai i ka kërkuar Alibeajt që të mos bëjë politikë me këtë çështje.

“E para dua të përshëndes votimin e sotëm të futjes së projektligji, që është në nder të parlamentit ta votojë. E dyta, zoti Alibeaj nuk duhet të bëni politikë me projektligjin, sepse është shumë komode të bësh politik ndërkohë që njerëz të dënuar nga drejtësia, që kushtetuta dhe ligji ua japin të drejtën të përfitojnë nga amnistia. Nuk duhet të vazhdoni të bëni politikë.

E treta, hapni sytë dhe lexoni ligjin se jeni dhe jurist. Asnjë i dënuar nga GJKKO nuk përfiton, madje janë akomoduar dhe kërkesat e opozitës për protestuesit, jo siç e kërkuar ju 2018-2020. Kjo është e vërteta e kësaj amnistie. Kur të vijë radha për ta votuar nen për nen, ta marrin. Nuk jemi duke bërë ndonjë shpikje, zbritje dënimi, duke marrë në konsideratë që gjitha veprat që ndalohen. Po del 8 muaj në parlament sikur kemi bërë shpikje”, tha Manja.