Gjashtë qendra të reja të ndihmës juridike do të hapen nga Ministria e Drejtësisë brenda muajit korrik.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri Ulsi Manja, gjatë fjalës së mbajtur në seancën plenare të ditës së sotme.

Më tej Manja theksoi se qëllimi i reformës në drejtësi është rikthimi i besimit të qytetarve tek drejtësia e re.

“Ky është momenti kur një pushtet i pavarur siç ai gjyqësor jep dhe jep llogari para sovranit. 7 vjet pas miratimit të paketës së reformës në drejtësi dhe bërjes funksionale të reformës në drejtësi, disa gjëra dihen. Tani që PS dhe kjo shumicë ka hedhur themelet e refomës në drejtësi, fakt i ditur botërisht. Qëllimi i reformës në drejtësi, rikthimi i besimit të qytetarve tek drejtësia e re, vetingu ilaçi i duhur për të pastruar sistemin nga magjistratët e korruptuar. Diagnoza që sistemi vuan nga korrupsioni, ilaçi ishte vetingu dhe rezultati dihet. Falë kësaj reforme, ne kemi çelur negociata me BE. Por a mjafton kjo? 7 vjet nga reforma në drejtësi që të themi se çdo gjë shkon vaj? Jo. Tashmë radha ju takon organeve të reja të drejtësisë që të kujdesen që çdo qytetar në rrugët e gjykatave dhe prokurorisë të gjejë drejtësi dhe jo padrejtësi. Koha kërkon rezultate konkrete, standarde të larta dhe një bashkëpunim perfekt të organeve të reja të drejtësisë. Falë rezultateve të deritanishme, Shqipëria ka marrë dritën jeshile për negociatat. Ministria e Drejtësisë do të hapë brenda Korrikut 6 qendra të reja të ndihmës juridike, paralelisht në ato qytete ku Gjykatat e Shkallës së Parë transferohen në qytetin më të afërt”- tha Manja.