Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka reaguar menjëherë pas deklaratave të një ditë me parë të ambasadorit amerikan Donald Lu për ndalimin e hyrjes në SHBA të Prokurorëve dhe gjyqtarëve të korruptuar.
“Jam i gatshëm të nis procedurën e disiplinimit dhe shkarkimit për çdo gjyqtar dhe prokuror, sigurisht duke bërë dhe verifikimet e nevojshme. Do të kërkoj informacion për çdo gjyqtar dhe prokuror në listën e ambasadës amerikane. Falënderoj ambasadën për ndihmën e jashtëzakonshme që jep në luftën kundër korrupsionit. Do jem i gatshëm të bëj çdo procedurë për cilindo gjyqtar që gjendet në lista të tilla”, deklaroi Manjani.
Ministri i Drejtësisë tha për gazetarët gjithashtu se duhet të bashkëpunojmë për unifikimin e praktikave gjyqësore dhe se duhet të shkëmbejmë praktika që kultura e ndëshkimit të jetë njëlloj.





