Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani duke komentuar deklaratën e kreut të qeverisë Edi Rama, për kriminelet "hëngshin kokat e njëri-tjetrit", shkruan në Facebook se nuk ka kryeministër në botë që ‘i thotë popullit të vet që të vriten
Manjani e quan të rëndë shumë diçka të tillë, ndërsa thotë se kushdo i voton këta e meriton etiketimim “Shpellar”!
POSTIMI I PLOTË
Nuk ka kryeministër në botë që i thotë popullit të vet “vrituni me njeri-tjetrin”!
Më rëndë akoma kur thotë “vrituni ju që të marr frymë thellë unë”!!! Pra frymëmarrja e për pasojë furnizimi i trurit me gjak të pastër, varet nga vrasja e njerëzve me njëri-tjetrin!!
Rëndë shumë!
E lëmë mënjanë pjesën kënaqësive perverse, nëse do zbatohej vetgjyqësia, përse na duhet shteti, qeveria, policia, burgjet e drejtësia?!
Apo për PPP e koncensione!
Vijoj të mendoj se kushdo i voton këta e meriton etiketimim “Shpellar”!





