Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, në një status në “Facebook”, krahason kohën e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri me kohën e pasardhësit të tij, ministrit aktual të Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Sipas tij, dallimi është sasior dhe cilësor. “Nga kanabis kaluam tek kokaina dhe heroinë. S’ka më thasë të mëdhenj e batanije, sot trafikohet me qeska dhe me banane”, thotë Manjani, që gjen një emërues të përbashkët, “koha e Ramës”.

STATUSI I MANJANIT:

Meqë jemi tek loja “gjeni dallimin”.

Nga koha e Sajmirit tek koha e Xhafës ka dallim, pa dyshim. Dallimi është sasior dhe cilësor.

Nga kanabis kaluam tek Kokaina dhe
heroina!

Ska më tonelata, mjaftojnë disa kilogramë….

Ska më thasë të mëdhenj e batanije, sot trafikohet me qeska dhe me banane…

Më pak mall për më shumë para…

Pra ndryshime në sasi dhe cilësi!

Por ka një të përbashkët: të dyja kohërat janë KOHA E RAMËS!

Rilindasi që ndryshoi ngjyrën e hartës së Shqipërisë nga jeshil në të bardhë…

Na rroftë Rekomandimi!