Ndodh që edhe në kohë të mbushura me zhvillime politike të ketë edhe ngjarje të tilla.

Ish ministri I Dretësisë, Ylli Manjani ka bërë tashmë një festë të madhe. Së bashku me bashkëshorten e tij Eva, ata kanë organizuar dasmën e tyre të dytë, për të cilë ish-ministri e ka deklaruar më parë që nuk kanë bërë një festë.

“Vendosëm të bëjmë një festë modeste me miq e shokë dhe aq ishte e ashtuquajtura dasmë. Nuk dolëm as me karvan makinash që hutojnë njerëzit me bori në bulevard e as shkuam nga liqeni me kameraman”, ka thenë në një intervistë Manjani për blogspot në vitin 2013.

Lajmi është bërë i ditur nga gazetarja Desada Metaj, e cila ka postuar një video në instagram përkrah të cilës shkruan: “Rimartohet pas 20 vjetësh dhe ritërbon dynjanë. Ylli dhe Eva!”