Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar në lidhje me masat e marra nga qeveria si dhe ndëshkimet ndaj qytetarëve që shkelin rregullat e vendosura për shkak të frenimit të COVID-19.

Duke u bazuar tek të dhënat e fundit, Manjani shkruan në Facebook se rregulli i virusit është i qartë; nëse infektohesh do shërohesh.

POSTIMI I MANJANIT

Sipas të dhënave zyrtare, në 24 orët e fundit:

COVID 19 infektoi 24 persona dhe lëshoi si të shëruar 26 të tjerë. Rregulli i virusit është shumë i qartë: nëse infektohesh do shërohesh.

Pushteti i Surrelit dënoi 600 kalimtarë,217 drejtues mjetesh,7 të arrestuar. Rregulli i pushtetit lesh e li. Ç’thonë në mëngjes e mohojnë në drekë.

Pra më mirë të të zërë virusi se pushteti.

Me kë po luftojmë?! Me virusin apo njëri-tjetrin?!!

Ndërkohë gjykata(shteti), është pushim…

#tënarrojëkëshilliisigurisëkombëtare!