Pasi nipi i Klemend Balilit, kryetari i Bashkisë së Delvinës, Rigels Balili deklaroi sot për ‘News24’ se nuk ka parë asnjë ministër në resortin ‘Santa Quaranta’, veç ministrit Ahmetaj në përurimin e hotelit dhe ish-ministrit Ylli Manjani, për pushime, ka reaguar ky i fundit.

Manjani ka pohuar se ka qenë atje, por jo me dashnore.

“Kam qenë, por jo me dashnoren”-thotë ai, për dritare.net. 

Manjani, më herët u shpreh se për shkak të detyrës, i kishin rënë në dorë video të ministrave me të dashurat e tyre, në ‘Santa Quaranta’. Video këto të sherbimeve të huaja, për të cilat Manjani, nuk pranoi të komentojë më tej.