Për ish-ministri i Drejtësisë,  Ylli Manjani ndërhyrja në Kodin Zgjedhor, Kodin Penal apo Kushtetutë zhbën përfundimisht çdo produkt konsensual që pluralizmi prodhoi.

Në një postim në Facebook, Manjani duke iu referuar ndryshimeve të fundit në Kodin Penal, e cilëson si një benzinë të pastër që po i hidhet zjarrit.

POSTIMI I PLOTË

Ndërhyrja në mënyrë të njëanshme në Kodin Zgjedhor, Kodin Penal apo edhe në Kushtetutë, zhbën përfundimisht çdo produkt konsensual që, mirë apo keq pluralizmi prodhoi.

Këto ndërhyrje që ka programuar qeveria moniste në dokumentat ligjorë themelorë të shtetit, do të zyrtarizonte MONIZMIN si realitet politik sundues.

Praktikisht kjo është benzinë e pastër që i hidhet zjarrit…

E përsëris: Shqipërisë i duhet ri-zyrtarizimi i PLURALIZMIT politik në Parlament. Pastaj bëhen reformat, përfshi dhe atë zgjedhore. Duhet vetëm një datë zgjedhjesh politike. Kaq!