TIRANE, 17 gusht 2013 – Nënkryetari i LSI-së Ylli Manjani, deklaron se kryeministri në ikje, po tregon karakterin e tij “bajraktarist” me nismat për të grabitur pronën publike në favor të interesave të ministrave.

“Me sa fuqi pati Doktori grabiti ose fali pronat publike ku mundi nëpër miq e dashamirës të tij. Tani në fund i ra ndërmend për SHQUP-in dhe ky është lajm i mirë, sepse kjo pronë nund të shpëtohet nga grabitja por po të ishte kujtuar më parë, do ta kishim harruar tashmë”, shprehet Manjani.

Sipas Manjanit qeveria e re duhet të bëjë urgjentisht një ligj për statusin e pronës publike, si dhe të vërë rregulla fikse për destinacionin e saj.

Përsa i përket presidentit, Manjani pohon se Nishani “po ha përsheshin me kos” që i servir Doktori.

“Natyrisht që ligji i ri për Presidencën do të duhet të disiplinojë edhe rolin e presidentit, pavarësisht nëse ai /ajo zgjedh të drejtojë shtetin apo të hajë përsheshin me kos të politikës”, nënvizon Manjani.