Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, thotë se edhe kapja e Toyotave me euro brenda në portin e Durrësit nuk është zhvilluar në mënyrë profesionale. Si jurist, Manjani e krahason rastin me atë të kapjes së maunes me kokainë në Maminas.
Manjani thotë se policia duhet të ndiqte lëvizjet e mjeteve derisa të mbërrinin te pronari i parave, ashtu siç veprohet në vendet perëndimore.
Postimi i plotë i Manjanit:
"Edhe operacioni i kapjes së Toyotave me euro brenda, është profesionalisht jo korrekt! I gabuar madje!
Njësoj si kokaina e Maminasit…
Policia duhej të ndiqte lëvizjet e mjeteve derisa të mbërrinin tek pronari i parave. Aty duhej bërë arresti në flagrancë dhe bllokimi i parave e mjeteve të transportit! Këahtu punon çdo polici në perëndim!
Nxitimi për të kapur Eurot, pas informatave të të huajve, bëhet për të fshehur pronarët e atyre parave!
Qartësisht pronari/rët mbrohen nga shteti! Ndaj s'ka se si ti kapë policia!
Policia e Shqipërisë mbron kriminelët!"
Të dielën në portin e Durrësit u kapën dy Toyota Yaris, me një shumë të madhe eurosh, ku nga numërimi rezultoi 3 milionë e 366,800 euro. Për rastin në fjalë u arrestuan katër persona, ndërsa u shpallën në kërkim dy të tjerë.





