Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar në një postim në Facebook pas tensioneve të ashpra që shoqëruan këtë të enjte protestën që zhvilluan banorët e Unazës së Re para Kuvendit.

Manjani shkruan se qeveria rrëmben pronën private dhe vjen paratë e taksave ndërsa ka ironizuar deklaratat e Ramës dhe Veliajt, duke shtuar se “njerëzit që mbrojnë veten dhe pronën nga grabitja, qenkan “të paligjshëm”, “barbarë” apo “shpellarë””.

POSTIMI I MANJANIT

Absurd&keqardhje

—————
Qeveria që rrëmben pronën private dhe vjedh paratë e taksave qenka “legjitime”, “e ndershme”, “qytetare”!
Njerëzit që mbrojnë veten dhe pronën nga grabitja, qenkan “të paligjshëm”, “barbarë” apo “shpellarë”!
Pa dyshim ndjehem i keqardhur për viktimat e përplasjeve fizike sot para parlamentit. Për policët, në mënyrë të veçantë që detyrohen të mbrojnë hajnat!!!