Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka kërkuar ndërhyrjen e Presidentit të Republikës lidhur me situatën politike në vend.

Përmes një postimi në Facebook, Manjani shkruan se kryetari i shtetit dhe përfaqësuesi i unitetit të popullit, padyshim që ka një rol për të luajtur.

"Nuk mund të bëjë sikur nuk sheh e nuk dëgjon", shkruan Manjani ndër të tjera.

“Presidenti i Republikës, kryetari i shtetit dhe përfaqësuesi i unitetit të popullit, padyshim që ka një rol për të luajtur. Nuk mund të bëjë sikur nuk sheh e nuk dëgjon. Qoftë edhe në emër të paanësisë apo mbipalësisë politike. Vendi është në krizë e cila mund të çojë në përplasje. Detyra e çdo Presidenti në këto kushte është thirrja e palëve në dialog. Ndaj Presidenti nuk ka ç’pret më! Duhet të fillojë punën për të ulur palët në tryezë dialogu”, thuhet në statusin e Manjanit.