TIRANE, 13 prill 2013– Lëvizja Socialiste për Integrim vlerësoi sot se pseudomaxhoranca që edhe për pak ditë është në pushtet po ushtron dhunë të hapur politike ndaj Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve. 

“Kjo është dhunë e një fakti të një pseudomazhorance që i ka ditët e numëruara. Nëse ka një parti që pretendon se ka një anëtar në KQZ, kjo nuk është gjë tjetër veçse përpjekje për të dhunuar politikisht KQZ- në. Kjo është arsyeja që ka bërë opozitën në tërësi dhe ndërkombëtarët që të reagojnë me shumë shqetësim. Në prag të zgjedhjeve kërkohet të ndryshohet në mënyrë të paligjshme KQZ-ja”- tha Ylli Manjani nga selia e LSI-së, në një deklaratë për shtyp. 

LSI, vijoi Manjani është e shqetësuar për qëndrimin kokëfortë të Kryeministrit për të mos reaguar, edhe sic theksoi ai, “pas kërkesës shqeto të partnerëve tanë të BE-së dhe Departamentit të Shtetit në mënyrë të veçantë”. 

“Unë jam përfaqësuesi zyrtar i LSI-së në KQZ, dhe jo Ilirjan Muho, shtoi Manjani. 

Sipas tij, të shtatë anëtarët e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve nuk kanë lidhje me asnjë parti politike në kë vend. 

“Nëse LSI ka reaguar dhe reagon mbi këtë cështje, qëllimi është ky, funksioni apolitik nuk duhet prekur dhe kjo është kushtetuta, ligj kodi zgjedhor. Asnjë prej 7 anëtarëve të KQZ nuk është përfaqësues i partive politike në këtë vend”