Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Rama sot në Parlament se shitblerjen e votave e bën LSI dhe duhet larguar ajo që të ndalohet ky fenomen. 

Në një postim në Facebook, Manjani i adreson disa pyetje kryeministrit Rama, ku e akuzon se në zgjedhje i jargavitej LSI-së që të vazhdonin koalicionin.

POSTIM I PLOTË: 

Interesant!

Kryeministri ka thënë sot se: “shitblerjen e votave e bën LSI. Duhet larguar ajo parti që të ndalohet shit-blerja e votave…”

————————————-

Një Kryeministër, pa dyshim di shumë gjera, ndaj po e marr të mirqenë për një moment atë që Ai thotë.

Por kjo nuk më ndihmon ti pergjigjem drejt këtyre pyetjeve:

1. Këto personazhet që u zunë në përgjime, (dosja 339 dhe 184) nuk janë të PS?! Janë të LSI?!

2. Po pse i lutej e i jargavitej LSI për të vazhduar koalicionin?! A ishte LSI “e keqja” e zgjedhjeve?

3. Mos ka patur gjë idenë se donte të bënte koalicion me “blerësit e votave”?!

4. Kush nga LSI bleu vota?! Pse qeveria që tashmë ka drejtësinë e Policinë që do, nuk e arreston dhe dënon blerësit e votave?

5. Këtë nxjerrjen nga loja të LSI e ka si vendim qeverie, apo pjesë të kulturës moniste që tashmë e karakterizon? Akoma nuk zuri mend nga gabimi me batutën “ndjesë pastë LSI”?!..

Shumë përçart duket kjo logjikë…

P.S. Nuk e di se çfarë mendon LSI për këtë deklarim te Kryeministrit, por desha thjesht të ndihmoj çuarjen deri në fund të llogjikës së “fajtorit që kërkon ta hedhë fajin e vet ku të mundet”.