Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani e ka vazhduar edhe më tej, sulmin e ambasadorit amerikan Donald Lu mbi gjykatësit e prokurorët sot në Konferencën e gjyqtarëve dhe madje, ka replikuar me njerin prej gjyqtarëve, që i ka folur me zë të lartë nga salla, duke e kundërshtuar në ç’ka thoshte:
“Do doja të kishim një përgjigje për kazuzin që ngriti ambasadori,- tha Manjani, – por në SHBA është vetëm pjesa e ofertës për gjyqtarët, kurse këtu tek ne është kërkesa: A kërkohen para? Jo thjesht çfarë do të bëjë gjyqtari, pra, si në SHBA, por çështja është sesi t’ia bëjmë të ndalojmë kërkesën! Këtë lloj tregu të ndyrë do të përpiqemi ta ndalojmë.”, shkruan syri.net.
Më pas, ministri foli për pozicionin që ka një kryetar gjykate në komunitet, por një zë u ngrit nga salla dhe replikoi me të. Manjani ruajti qetësinë duke i thënë juristit që ngriti zërin: Kryetari i gjykatës është një njeri në komunitet, është një njeri që ia shpjegon komunitetit, drejtësinë. Mos ki merak, e kuptoj reagimin, do të ta shpjegoj… Kryetar i gjykatës do të thotë t’i shërbesh komunitetit sipas nevojës, jo gjysmën ta kënaqësh dhe pjesën tjetër ta bësh më të pakënaqur. Për ne është e thjeshtë të themi se jemi të gjithë të korruptuar, por nuk mund t’ju fusim të gjithëve në një thes. Shërbim i besueshëm do të thotë të shërbesh shpejt, zvarritja e gjyqit do të thotë se bëhet për para. Por të kishim fakte nuk do të ishim ulur këtu. Por le t’ia lemë fajin, sistemit.”





