Sipas ish-ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani shqiptarët nuk janë të vetmit që po protestojnë, pasi i gjithë Ballkani është në protesta, kundër arrogancës, propagandës populiste, korrupsionit e stabilokracisë.

Manjani shkruan në Facebook se eurodeputetët si Mogherini, Hahn, Fleckenstein janë më të kritikuarit në Ballkan për qëndrimin e tyre.

STATUSI I PLOTË

Shqiptarët nuk janë vetëm!

I gjithë ballkani proteston! Serbët, Malazezët, Bullgarët, Rumunët protestojnë!

Të gjithë kundër arrogancës, propagandës populiste, korrupsionit e stabilokracisë!

Madje opozita në Serbi, Mal të Zi e Bullgari, ashtu si opozita Shqiptare, kanë dalë nga Parlamentet e vendeve të tyre në shenjë proteste.

Të gjithë thonë: Jo më fasadë e sistemeve pseudo-demokratike!

Frederica, Johanes-i, Knuti e zëdhënësit e tyre janë njësoj të kritikuar gjithandej në Ballkan!

Shqiptarët këtë herë, nuk janë (siç jemi mësuar të dëgjojmë) as të vetmit e as të fundit të rrjeshtuar kundër të keqes.

Ky është lajmi më i mirë i kësaj kohe të mbushur me propagandë stabilokratësh dështakë!