Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka reaguar menjëherë pas emërimit dhe dekretimit të ministrit të ri të Brendshëm Fatmir Xhafaj. Me anë të një statusi në “Twitter”, Manjani shpreh mospëlqimin e tij për ministrin e sapo emëruar, duke u nisur nga e shkuara e tij, që po përflitet kaq shumë ditët e fundit.

E akuzojnë për shkulje thonjsh, jo për mani (pedi)kyr dhe e emërojnë ministër të Brendshëm! Dështim i sistemit politik dhe kushtetues!”, shkruan Manjani.

Por ky nuk është momenti i vetëm kur ish-ministri i Drejtësisë, akuzon Xhafajn. Një ditë më parë, Manjani ka publikuar një artikull gazete të regjimit të kaluar ku përmendej edhe emri i Xhafës.

Ky i gjashti i ka bërë të gjitha statutet: të Rinisë, të Partisë (PS) dhe të Drejtësisë! Le ta bëjë edhe të Policisë! Ne na rroftë demokracia!”