12 shkurt 2015 – Pas zbarkimit në Itali për të drejtat televizive të Serie A me Infront, manjati kinez Wang Jialin ka hedhur sytë nga Milani, klub që po kërkon investues në Lindjen e Mesme dhe të Largët.
Lajmi jepet nga "TuttoSport", që shton se pronari i "Wanda Group" zotëron edhe 20% të aksioneve të Atletico Madrid. tashmë kërkon edhe përfshirjen në Serie A.
Një lëvizje që do të gjente mbështetjen e plotë të familjes Berlusconi, që do të ruajë mazhorancën e aksioneve të klubit dhe do të gjente një ndihmë të madhe edhe për ndërtimin e stadiumit të ri.





