Pas incidentit detar ku si pasojë e një manovre të gabuar një anije turistike u përplas me një tjetër mjet ujor, Policia Kufitare e Vlorës ka ndëshkuar me gjobë anijen “Black pearl”, sepse pas kontrollit rezultoi se nuk kishte në bord dokumentacionin përkatës si dhe nuk kishte njoftuar për itenerarin e lëvizjes së sotme. Ndërkohë pas verifikimeve u konstatua se mjeti lundrues ishte brenda parametrave, për numrin e pasagjereve ne bord (në anije udhëtonin rreth 130 vetë nga 180 që është kapaciteti i saj).
Gjithashtu me urdhër të Drejtorit të Policisë së Kufirit të Vlorës u pezullua nga detyra patrulla e policisë që kishte shkuar për kontroll tek mjeti lundrues dhe u dërgua për ndjekjen e procedurave të mëtejshme nga Drejtoria e Standardeve, për shkelje të Etikës.





