DURRËS, 26 nëntor 2013 – Edhe pse po arrestohen me dhjetëra persona për ngarje veture pa patentë, ende ka shtetas, sidomos në zonat rurale që mendojnë se mundtë ndëshkohen vetëm me gjoba, sikurse ka ndodhur me një 35-vjeçar nga Sukthi. Drejtoria e policisë së shtetit për qarkun e Durrës-Krujës njofton se uniformat blu të Shijakut arrestuan në orën 13.30 të 26 nëntorit 2013 Ilir D., 35 vjeç, me banim në në Sukth. Në afërsi të fshatit Manzë është kapur në flagrancë duke drejtuar pa leje drejtimi një “Nissan Serena” me targa TR 4943 F.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





