DURRËS, 20 gusht 2013 – Për 393 rrënjë canabis sativa, policia e shtetit çon për ndjekje penale kryeplakun dhe rojtarin e pyllit në Manzë, ndërkohë që në Lazarat të Gjirokastrës “prodhohen”, sipas policisë italiane, 4 miliardë dollarë drogë dhe askush nuk e prek kryetarin e komunës. Sipas drejtorisë së policisë së shtetit për qarkun e Durrësit, më datë 19 gusht 2013, në pyllin e fshatit Kuçok, bashkia Manzë, u evidentuan në dy parcela 393 bimë të dyshuara si canabis sativa, qw i korri dhe i dogji policia. Po punohet për indentifikimin e kapjen e autorëve. Për këtë arsye, ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë për “moskallzim krimi” ndaj M. F., vitlindja 1964,  kryetar i fshatit Manzë dhe Sh. K., vitlindja 1956, rojë i pyllit.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/