Vjen nga Maqedonia në Durrës dhe tenton të vjedhë një shtëpi.

Specialistët për Krimet arrestuan në flagrancë shtetasin Samet Huseini, 61 vjeç, banues në Tetovë.

Në lagjen nr. 13 në Durrës, ka tentuar të vjedhë banesën e marrë me qira nga shtetasi I. V.  43 vjeç, banues në Veleshtë, Maqedoni”, bëri të ditur policia.

Sipas të njëjtave burime, mësohet se Hyseini është person me precedentë penalë të mëparshëm në fushën e veprave penale kundër jetës dhe pronës.

Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprën penale “Vjedhja”.