7 janar 2014 – Policia Maqedonase ka mundur të sekuestrojnë sot 2 kilogramë drogë heroinë, e cila iu gjet një shtetaseje shqiptare. Shqiptarja me inicialet A.K nga Tirana është kapur në pikën e kalimit kufitar Bogorodicë mes Maqedonisë dhe Greqisë. Autoritetet doganore të Maqedonisë bënë të ditur se janë gjetur 2 kilogramë drogë, heroinë e cilësisë së lartë, në autobusin e linjës Stamboll – Shkup, i cili po hynte në Maqedoni sot rreth orës 05:30 të mëngjesit. Autoritetet doganore theksuan se droga u gjet në trupin e një shtetaseje shqiptare, e cila disa pako të mbushura me drogën i kishte lidhur për rreth trupit të saj. Siç bëhet e ditur, shtetasja shqiptare ka pranuar gjatë bisedës informative se kishte arritur marrëveshje për transportin e drogës për vetëm 300 euro me një shtetas të panjohur turk. Ajo gjithashtu ka thënë se për t`i hyrë këtij biznesi ilegal të transportit të lëndës narkotike ishte kontaktuar nga një shtetas shqiptarë.
Maqedoni: Arrestohet shqiptarja nga Tirana, me 2 kg heroinë në trup
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Sako: Akademia TALGA forcon profesionalizmin dhe qeverisjen vendore
Rama për Berishën: Mishëron rrezatimin negativ, komunisti ultrafanatik u kthye në…
“Reagimi do jetë shkatërrues”, Rutte: Ukraina do të jetë vija e parë e mbrojtjes
Greqia forcon ushtrinë, anija e fuqishme “Kimon” valëvit flamurin në shërbim të forcave detare





