MAQEDONI, 28 shkurt 2013 – Dhjetëra nxënës shqiptarë të shkollës së mesme “Dimitar Vllahov” janë sulmuar nga persona të panjohur, bëjnë të ditur mediat në Shkup. 

Sipas fëmijëve, dhunuesit kanë qenë të maskuar dhe të armatosur me mjete të forta. Tre prej nxënësve shqiptarë kanë marrë plagë të rënda dhe për momentin, janë çuar për kurim në spitalin e qytetit. 

Sipas nxënësve dhe familjarëve të tyre, policia ka mbërritur në vendngjarje, me rreth 40 minuta vonesë. Ajo nuk ka ndërmarrë asnjë masë për ndjekjen e këtyre personave, por thjesht ka mbledhur dëshmi nga të lënduarit. 

Në vendngjarje, mbërriti edhe kreu i komunës së Haraçinës, Bastri Bajrami. Sipas tij kjo dhunë është një skenar që ka për qëllim destabilizimin e situatës dhe përhapjen e frikës tek qytetarët.