Mundësitë që ofron porti shqiptar i Durrësit, shërbimet e të cilit mund të përdoren, përveç atyre të portit të Selanikut në Greqi, u prezantuan të premten, më 1 korrik 20126, para biznesmenëve në Maqedoni, njofton agjencia e pavarur maqedonase e lajmeve MINA (Macedonian International News Agency).

Prezantimi u organizua nga Oda Ekonomike e Maqedonisë, në një përpjekje për të ofruar mjete alternative për transportin e mallrave përveç portit të Selanikut, i cili kohët e fundit ka qenë i goditur nga grevat. Si rezultat, shumë kompani maqedonase kanë pësuar humbje.

“Nisur nga bllokimet dhe grevat e vazhdueshme në portin e Selanikut, synohet të hapen mundësi të tjera për kompanitë dhe të ofrohen kushte nga më të favorshme që sigurojnë portet e tjera”, tha Biljana Peeva-Gjuric e Odës Ekonomike të Maqedonisë .

Sipas saj, porti i Durrësit është porti i dytë më i afërt, nga i cili mund të përfitojë ekonomia e Maqedonisë.

Duke folur në prezantimin në Shkup, drejtori i përgjithshëm ekzekutiv i Autoritetit Portual Durrës Gazmend Shalsi tha se është vënë si objektiv rikthimi i portit shqiptar si një nga portet më të mëdha në rajon.

“Porti i Durrësit ka qenë i zhvilluar si gjeografikisht ashtu edhe ekonomikisht dhe duke pasur një pozicion të mirë, ai hap mundësi, me të cilat mund të konkurrojë me portin e Selanikut”, tha Shalsi, duke shtuar se janë në proces tre projekte, që kanë të bëjnë me zgjerimin e basenit të portit, ndërtimin e një lidhjeje hekurudhore dhe hapjen e një të ashtuquajturi port të thatë (terminal për mallra rinfuzo), transmeton agjencia maqedonase e lajmeve MINA.

 

Info/ Nga njoftimi për shtyp i Odës Ekonomike të Maqedonisë

Prezantohen potencialet dhe mundësitë për përdorimin e shërbimeve të portit të Durrësit

Në mënyrë që të njoh njësitë ekonomike me potencialin dhe mundësitë e ofruara nga porti i Durrësit, porti i dytë më i afërt për ekonominë e Maqedonisë, me qëllim të intensifikimit të bashkëpunimit për përdorimin e tij më të madh në Odën Ekonomike të Maqedonisë (1 korrik 2016) u paraqitën potencialet dhe mundësitë për të përdorur shërbimet e portit të Durrësit. Prezantimin e bëri një ekip ekspertësh nga porti i Durrësit, i kryesuar nga drejtori i përgjithshëm, Gazmend Shalsi.

Shpejtësia dhe frekuenca e qarkullimit të mallrave ndërmjet vendeve të rajonit të Ballkanit kanë rëndësi të madhe për përmirësimin e konkurrencës së kompanive në tregun ndërkombëtar të mallrave dhe shërbimeve, duke përdorur shërbimet e portit të Durrësit të zgjeruar kapacitetet e kompanive maqedonase duke kuptuar nevojën për të përdorur rrugët e tjera të transportit, si alternativa ndaj rrugëve ndërkombëtare, tha ndër të tjera Elena Milevska Shtrbevska, drejtore e Odës Ekonomike të Maqedonisë .

Ky prezantim paraqet realizimin e një prej konkluzioneve të Bordit të Odës Ekonomike të Maqedonisë, në mbledhjen e mbajtur më 21 qershor 2016, duke vënë në dukje nevojën për ri-freskimin e ciklit të organizimit të prezantimeve portet më të afërta përreth, si alternativa ndaj portit të Selanikut, që mund të përdoret nga biznesmenët e Maqedonisë në mënyrë kundrejt disa bllokimeve e grevave etj, për të kompensuar kështu ndikimin negativ në performancën ekonomike dhe financiare të kompanive.

Rëndësia dhe domosdoshmëria për vëmendje që meriton portin e Durrësit për ekonominë maqedonase, lind kryesisht nga distanca e saj nga qendrat e shpërndarjes në vend (vetëm tri orë me makinë nga Qafëthana), dhe që në këtë drejtim është porti i dytë më i afërt pas portit të Selanikut. Pozita gjeografike e bën këtë port me rëndësi jashtëzakonisht strategjike, sepse, si pikë e fundit të pjesës perëndimore të Korridorit 8, lidh drejtpërdrejt tre dete – Jonin, Mesdheun dhe Adriatikun. Është i lidhur në mënyrë indirekte me të gjitha vendet e Mesdheut, dhe boshtin Lindje-Perëndim dhe me korridoret e tjera pan-evropiane (korridore 4, 9 dhe 10) që lidhin vendet e tjera evropiane dhe jo evropiane.