Maqedonia e Veriut ka regjistruar ditën e sotme 108 raste të reja me koronavirus, shifër kjo ndjeshëm më e ulët, krahasuar me një ditë më parë.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi gjithashtu për dy viktima të tjera. Numri më i madh të infektuarve me Covid-19 është regjistruar në Shkup dhe pas tij vijnë, Kumanova dhe Shtipi.

Po ashtu numri i të shëruarve ka qenë përsëri më i lartë, pasi 112 persona fituan betejën me COVID-19 në 24 orët e fundit.

Që nga nisja e pandemisë në Maqedoninë së Veriut janë regjistruar 11,862 persona pozitivë, 525 prej të cilëve kanë humbur jetën.