Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut ka njoftuar se ditën e sotme janë regjistruar 159 raste të reja me koronavirus dhe kanë humbur jetën 5 persona nga Covid-19.
Viktimat gjatë 24 orëve të fundt janë: një paciente nga Shkupi 61-vjeçe, dy pacientë nga Dibra 43 dhe 86-vjeç, një pacient nga Kërçova 62-vjeç dhe një pacient nga Demir Hisari 70 vjeç.
Ndërsa numri i të infektuarëve sipas qyteteve është si më poshte: Shkup-45, Kumanovë-26, Dibër-9, Shtip-10, Prilep-12, Tetovë-5, Strugë-4, Veles-4, Manastir-2, Ohër-2, Kavadar-7, Gostivar-6, Gjevgjeli-3, Strumicë-4, Kriva Pallankë-6, Koçan-2, Probishtip-2, Pehçev-3, Berovë-1, Dellçevë-3, Kratovë-1, Sveti Nikollë-1, Kërçovë-1.





