Në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 35 viktima dhe 387 raste pozitive me Covid-19 nga 1,176 teste të kryera. Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se 528 pacientë janë shëruar.

Ndërkohë bilanci i përgjithshëm i personave të infektuar është 55.127 persona, ndërsa kanë humbur jetën 1,546.  Sakaq numri i rasteve aktive në Maqedoninë e Veriut ka arritur në 20,687 persona.