Prokurorja Elizabeta Josifovska, e cila është pjesë e PSP-së, sot dëshmoi në Prokurori për përndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit në lidhje me rastin “Reket”, raportojnë mediat maqedonase.

Prokurorja Speciale Publike, Elizabeta Josifovska para disa ditesh, deklaroi publikisht se e kishte nënshkruar mendimin pozitiv që t'i kthehej pasaporta të dyshuarit në rastin “Perandoria”, Orce Kamçev, por këtë veprim e kishte bërë me urdhër të Katica Janevës.

Josifovska tha se mendimi për pasaportën e Kamçevit ishte vendim i Janevës dhe se si zëvendëse e saj, ajo ishte e detyruar ta firmosë.

“Është vendim i saj i marrë me urdhër të saj, unë e kam nënshkruar atë teknikisht në emrin e saj, ne si ndihmës të prokurores Speciale enuk mund t’i ndryshojmë vendimet e saj,” tha Josifovska.

Pas Josifovskës, gjatë ditës së nesërme pritet të dëshmojë edhe prokurorja, Lile Stefanova.