Eurodeputeti sllovak Eduard Kukan, pas debatit të djeshëm në Parlamentin Evropian dhe votimi i sotëm për rezolutën për Republikën e Maqedonisë, i kërkoi Bashkimit Evropian që t’i japë mbështetje dhe përkrahje vendit në përballjen me krizën politike dhe me fluksin e refugjatëve. Sipas Kukan, çelësi për dalje nga kriza janë zgjedhjet që do të mbahen më 5 qershor.
Sipas deputeti sllovak në Parlamentin Evropian, zgjedhjet e ardhshme të parakohshme parlamentare janë ato që do të duhet t’i japin fund të gjitha ngjarjeve në skenën politike vendore në Republikën e Maqedonisë. "Me qëllim që të lëvizin gjërat, duhet të shohim bashkëpunim të të gjitha partive politike në implementimin e marrëveshjeve të vitit të kaluar, duke përfshirë edhe zgjedhje të mirëpërgatitura, të lira dhe korrekte në qershor, si dhe implementimi i prioriteteve urgjente reformuese. Gjithashtu, ne duhet të mbetemi të zëshëm për lirinë e mediave dhe mbështetjen e punës së prokurores speciale," – tha Kukan.