Potenciali turistik i Maqedonisë është prezantuar gjatë tre ditëve të kaluara në Panairin për Turizëm në Moskë, me aktivitete të organizuara nga ana e Agjencisë për Promovim dhe Mbështetje të Turizmit të Republikës së Maqedonisë. "Me mbështetje vullnetare nga studentë nga Maqedonia në Rusi, stenda e Maqedonisë tërhoqi vëmendje të madhe me promovimin e turizmit religjioz, kulturor, kulinar dhe të verave, por atraksion ishin edhe vera e shërbyer, djathi dhe ajvari. Gjatë panairit, vera e Maqedonisë zgjoi interesim të madh me ç’rast u këmbyen kontakte dhe linqe me ekspertë nga sfera të ndryshme të cilët e vizituan stendën tonë," – njoftoi Agjencia për Promovim dhe Mbështetje të Turizmit.
Në takimin e drejtoreshës së APMT, Lela Kërstevska, me zëvendësdrejtorin Agjencisë Federale për Turizëm të Rusisë, Sergej Evgenieviç, janë dakorduar aktivitete të përbashkëta për promovim më të mirë të turizmit të Maqedonisë dhe potencialit investues të vendit. Gjatë Panairit për Turizëm në Moskë, informojnë nga APMT se është realizuar takim me një nga operatorët më të mëdhenj evropianë, i pranishëm në tregun rus, dhe janë realizuar bisedime fillestare për sjellje të linjave çarter për lehtësim të qarkullimit turistik.
Acarimi i marrëdhieve mes Rusisë dhe Turqisë ka bërë që turistët rusë të shohin për destinacione të tjera dhe fushata promovuese e Maqedonisë synon të tërheqë sa më shumë turistë nga Rusia.