15 maj 2015 – Ka qenë ministre e Brendshme e Maqedonisë për disa vite, por flet me urrejtje për shqiptarët që zënë numrin e dytë të popullsisë në këtë vend. Ministrja e dorëhequr, Gordana Jankulloskva, sipas përgjimeve të publikuara nga opozita maqedonase dëgjohet të thotë: “Shqiptarët i zhdukim brenda 1 ore nëse duam. “Nëse duhet të tregojmë se kush është më i fortë, për një orë mudn t’i pastrojë shiptarishtat”, thotë ajo gjatë një bisede me ish-shefin e Shërbimit Sekret. Aktualisht Jankullovska nuk ka këtë detyrë, për shkak se dha dorëheqjen pas masakrës në Kumanovë. Veç saj u tërhoq edhe kreu i Shërbimit Sekret. Megjithëse javën e shkuar u vranë 22 vetë gjatë një përleshjeje mes policisë dhe një grupi ende të paidentifikuar, nuk dihen ende shkaqet.

 

 

 

Agjencia e lajmeve “Dyrrah”