Në Gjykatën Penale të Maqedonisë u shqiptuan dënimet për të akuzuarit që tentuan të vrasin kreun e Alencës së Shqiptarëve dhe deputetin Ziadin Sela natën e 27 prillit të vitit të kaluar në Kuvendin e Maqedonisë, informon INA. Shtatë të akuzuarit për tentativen e vrasjes së Selës u dënuan në total me 82 vite burg:

Të dënuarit:

  • Kire Georgievski 13 vjet burg.
  • Oliver Oshavkovski10 vjet.
  • Nikollçe Dimitrievski 10 vjet e 6 muaj.
  • Akeksandar Janeveski-Toshta 13 vite.
  • Andrej Micov 10 vjet e 10 muaj.
  • Nikolla Vojminovski 13 vjet e 6 muaj.
  • Kosta Dellov 10 vjet e 6 muaj.

Në një nga seancat e kaluara për këtë rast, Stojan Pavleski u dënua me 3 vite burg, ndërsa Cejo Georgievski me një vit dhe dy muaj. Në këtë dënim të akuzuarve do t’u llogariten edhe koha që kanë kaluar në paraburgim.