Kuvendi maqedonas miratoi propozim ligjin për marrëveshjen për emrin mes Greqisë dhe Maqedonisë.
Gjithsej votuan 109 deputet. “Pro” marrëveshjes votuan 69 deputetë dhe 40 ishin “kundër”.
Votimi i kësaj marrëveshje u përcoll me brohoritje nga ana e deputetëve të OBRM-PDUKM-së, të cilët kanë qenë kundër marrëveshjes me Greqinë.
Protestuesit arritën para selisë së VMRO-DPMNE-së. Me këngë patriotike dhe me parulla fyese ndaj pushtetit, protestuesit kërkojnë nga kryetari i partisë Hristjan Mickoski që të lëshojë Parlamentin dhe të ju bashkëngjitet në protestë. /INA