TETOVË, 13 maj 2013 –Në një aksion të policisë maqedonase të Tetovës janë ndaluar nëntë vajza, njoftoi agjencia shqiptare e lajmeve e IRJ Maqedonisë “INA”.

Femrat po punonin ilegalisht si këngëtare dhe kameriere.

“Gjashtë nga vajzat e ndaluara janë shtetase të Shqipërisë, ndërsa tre prej tyre janë nga vendi. Në këtë operacion kontrolli në bashkëpunim me Drejtorinë për të Ardhura Publike ato u zbuluan në një lokal në Zhelinë dhe se ka dyshime për qëndrimin e tyre të paligjshëm dhe pa lejet e duhura të kryerjes së këtyre aktiviteteve”, theksoi zëdhënësi i policisë së Tetovës, Marjan Josifovski.

/th. m. Agjencia e lajmeve “Dyrrah”/