Autoritetet maqedonase kanë vendosur sot mbylljen e përkohëshme të kufirit me Greqinë, duke shënuar kështu herën e tretë që merret një vendim i tillë. Mbyllja e kufirit do të thotë moslejimi i hyrjes së migrantëve nga Iraku, Siria dhe Afganistani.
Mbyllja e kufirit erdhi si rrjedhojë e hapit të ndërmarrë nga autoritetet kroate, të cilët mbyllën kufirin e tyre pasi kampi i migrantëve është i stërmbushur. Më pastaj, kufirin e mbylli edhe Serbia, kurse para një ore, kufurin e ka mbyllur edhe Maqedonia.