Para Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Shkup po protestohet kundër ndryshimit të emrit, të shtetit dhe identitetit kombëtar. Protestuesit e kanë filluar protestën para ‘Qendrës Info EU‘ dhe janë ndalur para Kuvendit. Në orën 19:00 përpara Kuvendit mendohet të ishin rreth 6 000 protestues.
Protestuesit kërkojnë fundin e negociatave me Greqinë, po ashtu edhe tërheqjen e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve, fund marrëveshjes me Bullgarinë dhe lirimin e të burgosurve në ngjarjet e 27 prillit në Parlament.
Protesta është mbështetur nga Lëvizja Botërore e Kongreseve maqedonase “AM” All Unitar Maqedonia, Shoqata e Maqedonasve nga Maqedonia e Egjeut, Shoqata e Maqedonasve të Fesë Islame, shoqatave Manifestit Maqedonas të Mbrojtësit dhe Shoqatave Patriotike Maqedonase.