Numri i fëmijëve të lindur gjallë në tremujorin e tretë të vitit në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar është rritur për 0,7 për qind dhe arrin 5,654 fëmijë të lindur gjallë, publikoi sot Enti shtetëror për statistikë.
Në tremujorin e tretë të këtij viti në krahasim me tremujorin e tretë të vitit të kaluar është evidentuar ulje prej 6,7 për qind e numrit të personave të vdekur, i cili arrin 4,423, nga të cilët 28 janë foshnje të vdekura.
Rritja natyrore arrin 1.231, që do të thotë për aq persona është numri më i madh i fëmijëve të lindur gjallë nga numri i personave të vdekur.
Numri i martesave të lidhura në këto tre muaj të vitit është zvogëluar për 11,4 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2017 dhe arrin 4.159 martesa. Gjatë tremujori të tretë janë marrë 397 raporte për martesa të divorcuara.