SHKUP, 5 mars 2014 – Deputetet në Maqedoni vendosën sot për shpërbërjen e parlamentit me 117 vota pro dhe asnjë kundër. Iniciativa për shpërbërjen e parlamentit maqedonas erdhi nga BDI dhe u pranua nga deputetët.
Ndërkohë pritet që 27 prilli të njoftohet zyrtarisht si data e zhvillimit të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Trajko Veljanovski, u shpreh se pret bashkëpunim të mëtejshëm në parlament. “Mendoj se arritëm të ngremë nivelin demokratik të punës në Parlament”, u shpreh Veljanovski para votimit.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





