25korrik – Politikani i dytë i BDI-së vritet brenda pak ditësh në Maqedoni. Artan Musliu u qëllua me 5 plumba, në një incident ndërpartiak në Strugë.

Nuk dihen autorët e kësaj vrasje, e as motivet e sakta. Musliu ka qenë i njohur edhe si biznesmen në Strugë.

Jozyrtarisht mësohet se nga incidenti është plagosur edhe zëvendësdrejtori republikan i të Hyrave Publike në Maqedoni, Argëtim Asani.

Dy ditë më parë u qëllua në Kumanovë Xhemal Rexhepi, i njohur si komandant “Shqiponja”.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/