Forcat politike maqedonase nuk bien dakort për datën e zgjedhjeve të parakohëshme, duke bërë që kriza të zgjatet pafundësisht. Pavarësisht takimeve dhe negociatave që ka zhvilluar përfaqësuesi i Bashkimit Evropian, komisioneri për fqinjësi dhe zgjerim Johannes Hahn, konsensusi nuk është gjetur.
Paraprakisht, që kur nisi kriza politike në Maqedoni, palët kishin rënë dakort që zgjedhjet të mbaheshin më 24 prill, ndërkohë që kryeministri Nikola Gruevski duhet të jepte dorëheqjen për krijimin e një qeverie teknike me bazë të gjërë.
Ka qenë opozita ajo që kërkon zhtyrjen e datës së zgjedhjeve. Zoran Zaev, kryetari i Lidhjes Social-Demokrate të Maqedonisë, ka theksuar se nuk mjaftonte koha për pastrimin e listave zgjedhore dhe të letërnjoftimeve të falsifikuara, që arrijnë deri në 400 mijë.