Në funksion të përgatitjes së zgjedhjeve të 24 prillit në Maqedoni, sot u zhvillua një takim mes qeverisë dhe Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, ku në qendër të diskutimeve ishin zgjidhja e të gjitha problemeve ligjore dhe teknike.
Sipas njoftimit të lëshuar, të dyja palët kanë theksuar përkushtimin dhe angazhimin e tyre të plotë për organizimin e zgjedhjeve të drejta, të besueshme dhe demokratike. “Qeveria… dhe Komisioni Shtetëror Zgjedhor, në përputhje me rregullat ligjore, kanë rënë dakord për një bashkëpunim të koordinuar në mënyrë që të zbatojnë zgjedhje të drejta, të besueshme dhe demokratike, si edhe komunikim intensiv me qëllim të gjetjes së zgjidhjeve për zbatimin e procesit zgjedhor në përputhje me rregullat ligjore dhe duke vepruar në interes të qytetarëve të Maqedonisë,” – thuhet në deklaratën e qeverisë së Maqedonisë.
Aktualisht, Maqedonia drejtohet nga një qeveri teknike me bazë të gjërë, detyra kryesore e së cilës është organizimi i zgjedhjeve.