Maqedonia dhe Hungaria nuk kanë të nënshkruar marrëveshje për ekstradim mes dy shteteve në bazë të së cilës do të kërkonte ekstradimin e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski. Nga Ministria e Drejtësisë kanë deklaruar se ekstradimi i Gruevskit nga Hungaria në Maqedoni do të kërkohet në bazë të akteve tjera ligjore. Akuza rreth arratisjes së Gruevskit kanë vazhduar edhe të dielën në partitë e kampit maqedon.
Sipas Ministrisë së Drejtësisë, Maqedonia do të kërkojë ekstradimin e Gruevskit nga autoritetet hungareze në bazë të Ligjit për bashkëpunim juridik ndërkombëtar. Nga LSDM-ja dyshojnë se në organizimin e ikjes së Gruevskit ka qenë i përfshirë edhe kryetari aktual i VMRO-DPMNE-së, Hrisjan Mickoski.
“Ndoshta Hristjan Mickoski ka ndihmuar në organizimin e arratisjes së Gruevskit. Unë pres që përgjigje në pyetjen tuaj të jap vetë Mickoski i cili ditëve të fundit nuk po paraqitet në opinion”, tha Konstandin Konstadinov, deputet i LSDM-së.
Kreu i VMRO-së Mickovski tha mbrëmë se nuk e mbështetë aktin e arratisjes së Gruevskit.
“Dua të apeloj deri tek kryeministri që të vetëdijesohet dhe seriozisht ta kuptojë gjendjen sepse mijëra jetë varen nga hapat e tij dhe për këtë jo që nuk e udhëheq shtetin në drejtimin e duhur, por është e gabueshme dhe do të duhet që shumë gjenerata ta drejtojnë atë”, tha Hristijan Mickovbski.
MPB ka hapur dy hetime për këtë rast, ndërsa me ato duhet të vërtetohet se si është arratisur Nikolla Gruevski dhe nëse ka pasur të përfshirë zyrtarë policor.