Partia LSDM e ka quajtur ‘Retorikë provokative’ deklaratën e deputetes Mesila Doda, e cila kërkoi pak ditë më parë pavarësinë e Iliridës.
Ka qenë vetë Kreu i Partisë LSDM, Zoran Zaev, ai që ka thënë në mediat e Maqedonisë se do të shpallë “non grata” deputeten shqiptare.
Fill pas kësaj, deputetja e PDIU-së ka reaguar në rrjetet sociale, duke u shprehur edhe njëherë se nuk heq dorë nga fakti se Maqedonia është një shtet i pakuptimtë dhe se nuk mund të vazhdojë të ekzistojë mbi një boshllëk etnik dhe idesh.
Lidhur me ‘kërcënimin’ e mediave maqedonase se do ta shpallnin “non grata”, Mesila thotë: “Nuk kam ndërmend të shkoj në Maqedoni, nuk e njoh si shtet, unë do të shkoj në “Iliridë”.
Statusi i Mesila Dodës:
Po lexoj në media se FYROM-i ka kërkuar shpalljen time non-grata…
Asnjë shqetësim… për mua është po aq i papranueshëm një shtet që nuk ka asnjë bazë egzistence dhe të vetmen pikë të përbashkët të lloj-lloj etnie, e gjen vetëm në bashkëveprimin për dhunimin e të drejtave të bashkëkombasëve tanë.
Kjo do të thotë që unë do pranoj të shkoj vetëm në Iliridë. FYROM është gjithaq non-grata për mua dhe ka pushuar së egzistuari si laborator albanofobie.
Mbetem përkrah shqiptarëve të Iliridës!
Veç 1 Atdhe!