Kryetarët e partive politike në Maqedoninë e Veriut kanë zhvilluar sot një takim me presidentin Stevo Pendarovski dhe kanë rënë dakord që të anulohen zgjedhjet lokale të 12 prillit për shkak të përhapjes së koronavirusit.
Përfaqësuesit partiakë thanë se jeta e shëndeti i qytetarëve është në plan të parë.
Në takim ishte i pranishëm kryetari i LSDM-së Zoran Zaev, kreu i VMRO DPMMNE Hristijan Mickovski, kryetari i ASH Zijadin Sela, i Alternativës, Afrim Gashi dhe i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami.
BDI-në e përfaqësonte Bujar Osmani dhe Izet Mexhiti ndërsa PDSH-në Organ Ibrahimi dhe Frymëzim Dauti. Në takim ishte edhe kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi dhe kryeministri Oliver Spasovski.
Kujtojmë që në Maqedoninë e Veriut numri i të infektuarve me COVID-19 ka arritur në 26, ku vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 8 raste të reja.





